Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Bootcamp “Ndryshimi fillon me ty – Bootcamp kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Përshkrimi i mundësisë
UNDP ALBANIA organizon Bootcampin 3-ditor “Ndryshimi fillon me ty – Bootcamp kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, i cili do të zhvillohet në mes të nëntorit në Tiranë!
Mund të aplikojnë te gjithë studentet/ët që vazhdojnë Gazetari, Komunikim, Akademinë e Arteve, Teknologjinë e Informacionit apo Shkencat Sociale dhe janë të shqetësuar për format e dhunës me bazë gjinore në Shqipëri apo kanë zgjidhje inovative për ta parandaluar dhe luftuar këtë fenomen.
Ky Bootcamp ka për qëllim trajtimin e dhunës me bazë gjinore, me fokus të veçantë tek dhuna dhe ngacmimi seksual. Të rinjtë dhe të rejat do të trajnohen për tre ditë nga ekspertë në fushën e psikologjisë, komunikimit, vetëmbrojtjes dhe të drejtave të njeriut.
Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të ndahen në 5 skuadra prej 4 personash për të gjeneruar ide inovative që adresojnë dhunën me bazë gjinore.
Mentorim dhe zbatim
Pas trajnimit, secila skuadër do të ketë mundësinë të punojë me mentorë për të zhvilluar idetë e tyre. Në përfundim, do të shpallen dy skuadra fituese të cilat do të mbështeten financiarisht për të zbatuar idetë e tyre deri në shkurt 2025!
Çfarë do të përfitosh?
– Njohuri të thelluara mbi dhunën me bazë gjinore
– Aftësi për të zhvilluar mekanizma që lehtësojnë raportimin dhe rrisin ndërgjegjësimin
– Eksperiencë praktike në gjenerimin e zgjidhjeve inovative për të adresuar dhunën me bazë gjinore
Vendndodhja: Tiranë
Pjesëmarrja: E kufizuar
Bëhu pjesë e ndryshimit!
Kjo iniciativë zbatohet nga UNDP në partneritet me Albanian Women in Audiovisual, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave – Faza e Dytë”, i financuar nga SIDA.
Je gati të bësh ndryshimin?