Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Digital Marketing Specialist

5 Janar, 2025
Afati i aplikimit u mbyll.
Afati i aplikimit
Afati i aplikimit u mbyll.

Përshkrimi i mundësisë

Dora Creative po kërkon një Specialist të Marketingut Digjital për t’u bashkuar me ekipin.

Nëse ke pasion për marketingun, njohuri të thella mbi platformat digjitale dhe aftësinë për të krijuar strategji që japin rezultate të prekshme, atëherë ky pozicion është për ty!

Përgjegjësitë Kryesore:

• Të dizenjojë dhe implementojë strategji marketingu digjital për platformat kryesore (Instagram, Facebook, TikTok, LinkedIn, YouTube, Google).

• Të menaxhojë fushata publicitare (Google Ads, Meta Ads) dhe të analizojë performancën e tyre.

• Të krijojë përmbajtje krijuese: postime, video, histori dhe reels.

• Aftësi të forta në shkrim.

• Të monitorojë trendet e fundit dhe t’i integrojë ato në strategjitë e marketingut.

Kualifikimet e Kërkuara:
• Përvojë të mëparshme në marketingun digjital (minimum 3 vjet në këtë pozicion).

• Njohuri të avancuara të platformave si Meta, TikTok, LinkedIn, etj.

• Aftësi të shkëlqyera në krijimin dhe redaktimin e përmbajtjes vizuale (njohuri bazë të Canva & CapCut).

• Aftësi në menaxhimin e projekteve dhe mundësia për të punuar në ekipe të ndryshme.

• Krijimtari dhe aftësia për të zhvilluar përmbajtje që tërheq vëmendjen e audiencës.

• Njohuri të mira të gjuhës angleze (nivel minimum B2).