Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
KONFERENCA E TË RINJËVE 3 – PRISHTINË 2025
Përshkrimi i mundësisë
Kjo konferencë organizohet nga Komuniteti Bahá’í dhe miqtë nga Kosova. Qëllimi i Konferencës është zbulimi dhe aktivizimi i potencialit të të rinjve për të ndërtuar unitetin në komunitet.
Data e konferencës: 25 dhe 26 Janar 2025
Kohëzgjatje e konferencës: Dita 1: 10:00-18:15 dhe Dita 2: 10:30-17:00
Mosha: 15-30 vjeҫ
Adresa/Vendi: Veranda D4, Hyrja B, Lagja Kalabri, (Rruga per Veternik), 10000 Prishtine, Republika e Kosoves
Kontakti:
Nr. tel.: +383 49 433 305, +377 44 631 588 (Viber, WhatsApp)
Konfereca është FALAS dhe përmban aktivitete të ndryshme duke përfshirë diskutime, reflektime mbi rolin e të rinjëve në komunitet, aktivitete artistike dhe energjizuese, muzikë dhe punëtori (workshope). Nëse keni ndonjë instrument muzikor mund ta merrni me vete.
Mund të rregjistroheni në një nga punëtoritë:
Punë me Grep (Crocheting) – Sikurse macet luajin me topthin prej leshi, eja dhe ti të luash me toptha leshi (por duke krijuar figura apo rroba të lezetshme)!
Muzikë – Zbuloje zërin tënd të brendshëm, luaj derisa gishtat t’ju mpihen, shriloje artistin tënd të vërtetë!
Kërcim Tradicional Shqipëtar – Kerce sa të mos i ndjesh më këmbët!
LEGO Serious Play (Anglisht) – Mos luaj shumë seriozisht, luaj LEGO 🙂
Poezi – Vendosi në letër fjalët e tua të pathëna e që flejnë thellë brenda zemrës tënde!
Punimi i bizhuterive – Krijoni dizjane unike dhe lëreni stilin tuaj të shkëlqejë përmes bizhuterive!