Rrjeti i Profesionistëve të Rinj

Building Bridges of Inclusion & Accessibility in Youth Work Training Course

5 Janar, 2025
Aplikimi përfundon: Shkurt 14, 2025
Apliko tani
Afati i aplikimit
Shkurt 14, 2025

Përshkrimi i mundësisë

Ky trajnim ofrohet nga Salto-Youth.
Qëllimi i Trajnimit është të shqyrtojë ndërthurjen dhe të krijojë hapësira më inkluzive dhe të qasshme për veten dhe të tjerët.
Objektivat:

– Të rrisim vetëdijen dhe njohuritë tona mbi konceptin e ndërthurjes
– Të reflektojmë mbi historikun dhe identitetet tona personale
– Të kemi një kuptim më të thellë të asaj që na nevojitet për t’u ndjerë të përfshirë
– Të zhvillojmë mjete për të inkurajuar empatinë dhe kuptimin si pjesë të jetës dhe punës sonë të përditshme
– Të përdorim këtë si një bazë për ta transferuar në punën tonë/angazhimin tonë me grupe për të krijuar hapësira më të balancuara (të sigurta, të guximshme, inkluzive, të qasshme)

Metodologjia

Trajnimi është ndërtuar mbi bazat e principeve të edukatës jo-formale. Ai ka për qëllim të krijojë një mjedis të sigurt dhe kreativ mësimor për të u fokusuar te identiteti (p.sh. gjinia, aftësia, shëndeti). Programi është përvojor dhe i bazuar në një qasje holistike.

Për këtë, ne do të angazhohemi me metoda të ndryshme artistike për të inkurajuar shprehjen kreative dhe eksplorimin emocional, dhe do të përdorim introspeksionin për të reflektuar mbi përvojat, besimet dhe ndjenjat personale.

Profili i Pjesëmarrësve
Ky kurs është për:

– Punonjës rinie dhe ata që dëshirojnë të bëhen punonjës rinie
– Edukatorë dhe mësues
– Udhëheqës rinie
– Trajnerë, facilitues dhe mentorë
– Menaxherë projektesh
– Dhe kushdo që punon me grupe që janë:

– Të motivuar për të krijuar hapësira më të qasshme për mësim
– Të interesuar për të eksploruar identitetet dhe ndërthurjen e tyre
– Që vijnë nga grupe të ndryshme (pasi projekti do të jetë i aksesueshëm dhe inkluziv)
– Të paktën 18 vjeç
– Të flasin një nivel të mjaftueshëm anglishte