Rrjeti i Profesionistëve të Rinj
Specialist për POS/E-Commerce
Përshkrimi i mundësisë
Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 69 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete..
Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Njësinë e Zhvillimit të Biznesit për POS/E_Commerce pjesë e Departamentit të Menaxhimit të Kanaleve Alternative, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
Specialist për POS/E-Commerce
Qëllimi i përgjithshëm i punës:
Fokusi kryesor i rolit do të jetë mbarëvajtja e proceseve të biznesit që lidhen me biznesin e POS/e-Commerce në ambientet fizike/virtuale të tregtarëve. Bashkëpunon me partnerë të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim final shtimin e volumeve të biznesit, duke përdorur maksimalisht portofolin e produkteve për të krijuar një rrjet tregtarësh që ta shohin bankën si partnerin e tyre të zgjedhur.
Përgjegjësitë kryesore:
Monitoron gjithë procesin e kërkesave për terminalet POS/e platformave E-Commerce që nga fillimi i kërkesës së Tregtarit pavarësisht kanalit të shitjes së ppërdorur deri në instalimin final gjatë ggjithë ciklit të jetës së tregtarit.
Mbledh, shqyrton dhe kontrollon saktësinë procedurale në çdo aplikim për shtim të tregtarëve. Sigurohet që klasifikimi i tregtarëve përpara aprovimit është sipas nivelit të përcaktuar të riskut dhe ndjek procedurën e përcaktuar të miratimit.
Menaxhon inventarët e terminaleve POS duke propozuar veprime konkrete të nevojshme për vazhdimësinë e biznesit
Ofron konsulencë dhe jep udhëzime në lidhje me produktin në bashkëpunim të plotë me përfaqësuesit e kanaleve të shitjes për të siguruar zhvillimin e biznesit
Përgatit dhe ndjek me kanalet e shitjes procesin e rialokimit të pajisjeve tregtare inaktive ashtu si dhe ndjek iniciativat e rëna dakort për rritjen e volumeve.
Bashkëpunon me partnerët e bankës dhe skemat e pagesave (VISA dhe MasterCard) për të gjitha kërkesat që ndihmojnë në zhvillimin e biznesit, duke përfshirë dhe pjesëmarrjen si anëtar në projekte zhvillimi sipas përcaktimeve në kohë
Monitoron tregun lokal dhe zhvillimet teknologjike brenda dhe jashtë vendit që lidhen me biznesin e pranimit të pagesave në terminale. Analizon tregun vendas dhe Bankat konkurruese për zhvillimin e rrjetit të terminaleve POS
Ndjek dhe monitoron ciklin e ofrimit të ofruar nga banka dhe partnerët e bankës, gjatë ggjithë ciklit të jetës së tregtarit, duke përfshirë kërkesat e onbording, asistencat teknike dhe zgjidhjen e ankesave.
Kryen procese periodike kontrolli dhe procese ad-hoc kontrolli për të siguruar që bashkëpunimi me tregtarin është në përputhje me procedurat e aprovuara të bankës si dhe me skemat ndërkombëtare të pagesave (Visa dhe Master Card) dhe vepron sipas procedurave në fuqi
Të informohet për politikat dhe procedurat e zhvillimit të biznesit të skemave të pagesave (VISA dhe MasterCard) dhe të propozojë ndryshimet e nevojshme për të siguruar përputhshmëri.
Përfshihet në përgatitjen e rasteve dhe propozon skema kufizuese individuale për tregtar ose grup industrish që synojnë parandalimin e sjelljeve dhe ngjarjeve mashtruese
Monitoron dhe raporton performancën e aktivititetit të pranimit të pagesave të tregtareve sipas matricës së performancës së përcaktuar dhe propozon veprime korrigjuese që synojnë përmirësimin e aktivitetit
Monitoron dhe raporton nivelet e shërbimit të rënë dakort me palët e përfshira brenda dhe jashtë bankës
Monitoron dhe raporton cilësinë e transaksioneve dhe propozon masa korrigjuese për uljen e kostove dhe rritjeve të shërbimeve.
Kërkesat e profilit:
Diplomë Universitare, e preferueshme profili Ekonomik ose fusha të lidhura me të
2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
Preferohet njohuri mbi operacionet bankare dhe sistemet e pranimit te pagesave
Aftësi shume të mira analitike
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shkrimi
Aftësi për të punuar në ekip, të ketë iniciativë, të jetë i vetmotivuar dhe të prodhojë punë ccilësore në minimumin e mbikëqyrjes.
Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
Njohuri shumë të mira të paketës mikrosoft
Të ruajë konfidencialitetin e informacionit.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë:
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin